“E bëmë Sampdorian të duket Brazili! Mënyra se si luajtëm 10 minutat e fundit…”

“Pushimi për kombëtaret i heq freskinë Milanit. Ibra ka konsumuar gjithçka në Suedi, Pioli gabon disa zgjedhje, Sampdoria mbetet me dhjetë dhe lejon barazimin në fund”…

E analizon kështu me pak fjalë barazimin 1-1 në San Siro gazetari Franco Ordine, i cili gjithashtu shton se ky Milan nuk është i vazhdueshëm në rendimentin e tij.

Edhe Luca Serafini, duke ndërhyrë te Milan TV pas ndeshjes Milan-Sampdoria, ka komentuar barazimin zhgënjyes:

“Zhgënjimi është shumë i madh, në shpirt dhe në idetë e një skuadre që nuk e pashë të vendosur në fushë por që ishte shumë e butë…

Dhe, ajo që më shqetësoi ishte se pashë të njëjtën sjellje si nga ata që shkuan në kombëtare, si nga ata që nuk luajtën fare, si edhe nga ata qëndruan në Milanello”.

“Ta themi siç duhet, e bëmë Sampdorian që të dukej si Brazili duke mos bërë pasime të thjeshta dhe asnjë goditje në portë. Ky është vetëm faji ynë”.

“Mënyra se si luajtëm dhjetë minutat e fundit shpjegon se si duhej luajtur ndeshja që nga fillimi…

Në këtë pikë po bëhen shumë ndeshje brenda në San Siro pa fitore dhe duhet parë mirë kjo gjë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu