“E bëmë Atleticon të dukej ekip normal! Goli i pësuar? Kur t’ia tregoj djemve me video…”

Stefano Pioli, trajneri i Rossonerëve, u shpreh për MilanTV dje pas ndeshjes: “Është shumë e lehtë të komentosh ndeshjen: në 11 kunder 11 ne luajtëm shumë më mirë se kundërshtarët tanë, duke krijuar shumë dhe duke mos vuajtur asgjë; ne luajtëm si një ekip me cilësi, intensitet dhe ide të qarta.

Ne bëmë një përpjekje të jashtëzakonshme; mund të kishim bërë më mirë te goli i tyre i parë: kishim pozicionet e duhura dhe nuk ishim aq të kujdesshëm.

Stadiumi na mbështeti, përpjekja e lojtarëve ishte e rëndësishme: ishte për të ardhur keq që dolëm përsëri pa pikë. Milani luajti si një ekip i madh dhe kjo duhet të na japë besim; ka keqardhje: me më shumë vëmendje mund të kishim arritur piken”.

Për Brahim Diaz: “Ai është i lënduar në gju: nganjëherë ka inflamacion, por ne duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të mbahemi sepse duhet të bëjmë mirë të dielën”.

Për Ligën e Kampionëve: “Ne duam të luajmë Ligën e Kampionëve për të fituar, jo për të marrë pjesë. Na rëndon që nuk kemi fituar pikë, por kjo sigurisht që do të na bëjë të rritemi. Nuk dorezohemi. Tani te mbyllim mire kete pjese te parë te kampionatit”.

Për gjërat për të përmirësuar: “Ne u përpoqëm të menaxhonim topin, duke luajtur kundër një ekipi që e bëmë të dukej fare normal ne 25 minutat e para. Kur ta shohim përsëri golin e pesuar, lojtarët do të jenë të parët që do të ndjejne keqardhje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu