E BEFASISHME: Klubi gjerman braktis Krunic dhe “bezdiset” nga pritja! Milani ndryshon mendje?

Rade Krunic qëndron te Milani, të paktën për momentin! Nuk dihet nëse është hequr ose jo nga merkato, por fakti është se pista Freiburg është shuar përfundimisht.

Gjermanët kanë siguruar një tjetër mesfushor, duke mos pritur Milanin që kishte kërkuar kohë.

Duke folur në Sky Camciomercato, Gianluca Di Marzio analizioi negociatat midis Freiburg dhe Milan për Krunic: “Krunic zbehet te Freiburg. Milani ka kërkuar kohë duke marrë parasysh angazhimet në Europa League dhe gjithashtu po mendon ta mbajë atë, kështu që Freiburg ka marrë Santamaria, madje duke e paguar 2 milion euro më shumë sesa kishte ofruar për Krunic”.

Praktikisht, Freiburg kishte ofruar 6 mln euro dhe 2 bonuse për Krunic, ndërsa për Santamaria e ka mbyllur për 8 mln euro fikse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu