E ardhmja? Ibra mesazh te koduar ne rrjetet sociale

Ne mes te situates se tensionuar tashme ne kampin kuqezi pas sulmeve te Maldinit ndaj Rangnick, mbetet per t’u pare edhe e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic.

Ne me pak se 24 ore pas kthimit ne Milano, suedezi u kthye te flase permes mediave sociale. Ai e beri kete duke permendur “The Last Dance”, nje dokumentar i Netflix qe tregon sezonin e fundit te Michael Jordan ne Chicago Bulls. Ne foton e postuar ne rrjetet sociale Ibra e shoqeron me keto fjale:

“Ishte bukur te shihje “The Last Dance”. Tani e shihni se si eshte te luani me nje fitues. E pelqeni ate ose jo. Nese jo, atehere mos e luani lojen.”

Menjehere shume komente dhe hamendesime nga fansat se keto fjale mund te lidhen me te ardhmen e tij tek kuqezinjte. Tashme qe qe hija e Ralf Rangnick po zgjatet gjithnje e me shume mbi fatin e kuqezinjve, Ibra ne menyre indirekte paralajmeron gjermanin, sikur t’i thote: “ti e di se çfare mund te te jap dhe çfare do te humbje duke bere pa mua”.

Suedezi eshte nje personazh qe i pelqen te luaje me fjale dhe aludime dhe postimi i fundit mund te interpretohet dhe rreth te ardhmes se tij tek Milani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu