E ardhmja e Werner? Leipzig sqaron situaten.

Mbetet per t’u pare se ku do te jete e ardhmja per Timo Werner. Per sulmuesin gjerman, eshte folur shume kohet e fundit qe nuk do te jete me pjese e Leipzig. Emri i tij eshte lidhur per nje transferim te mundshem tek Milani, Interi por mbi te gjitha Liverpool dhe Bayern Munich.

Por, Oliver Mintzlaff, Drejtori i pergjithshem i Leipzig, ka folur per mikrofonat e ‘General-Anzeiger’,mbi te ardhmen e lojtarit. Ai theksoi se ende nuk ka marre nje oferte konkrete.  “As Jurgen Klopp, as Karl-Heinz Rummenigge dhe asnje tjeter nuk me kane kontaktuar dhe jemi te lumtur qe kemi mundur te zgjasim kontraten me te deri ne vitin 2023. Ne gjithashtu besojme se jemi akoma nje mjedis i shkelqyeshem per Timo Werner “, – perfundoi fjalen e tij Mintzalf.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu