E ardhmja e Milanit eshte ne duart e Raioles

Tani me shume se kurre, strategjite e Milanit varen si dhe sa do te arrije te bashkepunoje me Mino Raiolen pasi situata e merkatos lidhet shume me agjenitin e disa lojtareve te kuqezinjve.

Ekziston nje marredhenie e gjate midis Milanit dhe Mino Raioles, ku ato me te mira padyshim kane qene ne kohen kur president i klubit ishte Berlusconi dhe Galliani ishte pergjegjes per tregun e transferimeve dhe ne anen tjeter gjendja financiare e klubit ishte e qendrueshme.

Marredheniet midis paleve u perkeqesuan shume gjate epokes kineze te Milanos. Raiola nuk ka qene asnjehere i bindur per projektin e Yonghong Li, madje ka tentuar te shese dhe portierin Donnarumma ne veren e vitit 2017 ku theksonte se ai meritonte nje klub me ambicioz.

Me pas Milani kaloi nen menaxhimin e fondit Elliot, ku operacioni i merkatos kalon serish ne duart e Raioles, ku kete here jo per te transferuar ndonje lojtar por per konfirmimin e futbollisteve me te rendesishem ne ekip, si Donnarumma, Romagnoli, Bonaventura dhe  se fundmi Ibrahimovic, emri i te cilit “zien” keto dite ne gazetat sportive. Pra, aksi kryesor i Milanit eshte plotesisht i regjistruar nen marken Raiola dhe rrezikon te çmontohet nga lart poshte.

Donnarumma, pothuajse 200 ndeshje me Milan ne moshen 21 vjeçare, i skadon me 30 qershor 2021,  ku merr 6 milion € ne vit dhe duket e veshtire te rinovohet, ku kerkesa eshte 8 milione euro dhe me politiken e klubit qe do te deshironte te reduktonte pagat e lojtareve.

Romagnoli ka nje marreveshje te vlefshme deri me 30 qershor 2022, por, per te ka interes te klubeve te rendesishme europiane si Barcelona dhe Atletico Madrid dhe mbetet per t’u pare nese do te rinovohet apo jo me kapitenin, edhe pse ka njefare optimizmi.

Kapitulli Bonaventura eshte mbyllur ketu. Ai do te largohet me parametra zero pasi Milani nuk ka ndermend te rinovoje me mesfushorin 31 vjecar dhe per te interesohet Napoli, Fiorentina dhe Torino, per te cilat ai do te zgjedhe projektin me te mire.

Ajo qe po gelon me shume eshte ceshtja e Ibrahimovic. Suedezi nuk ka ndermend te dale ne pension dhe deshiron te luaje akoma dhe per nje vit dhe nuk dihet ende nese do te vazhdoje me Milanin apo ne ndonje klub tjeter. Por eshte Zlatan ai qe merr vendimet kryesore, edhe pse Raiola ka pasur gjithmone peshe ne karrieren e tij.

Siç shihet, Raiola nuk e konsideron te vlefshem planin e Elliott per Milanin e ri. Ne kendveshtrimin e tij, nje plan jo shume ambicioz dhe, sigurisht, jo fitues ne nje afat te shkurter. Pra ne kete menyre ai do te perpiqet te coje klientet e tij diku tjeter per te patur nje faze me te rendesishme te karrieres se tyre, sic eshte per shembull Champions League. Prandaj do te jete ne varesi te aftesive te Ivan Gazidis per te bindur Raiolen qe topi te kaloje serish ne anen e kuqezinjve.

Burimi:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu