E ardhmja e Diogo Dalot, agjenti “zbulon” diçka… Por, ka edhe një provë tjetër

Carlos Gonçalves, agjent i Diogo Dalot, dha një intervistë për mikrofonët e calciomercato.it.

Agjenti foli për klientin e tij, i cili realizoi një gol të bukur ndaj Verona si sulmues i vërtetë. E ardhmja e futbollistit 21 vjeçar mund të jetë sërish kuqezi…

“Dalot pas ndeshjes në Verona ishte shumë i kënaqur me paraqitjen dhe golin, folëm menjëherë pas ndeshjes.

Këtu në Milano ai është shumë i lumtur, Milani është një klub i pasur me histori dhe traditë, kanë një dëshirë të madhe për të fituar dhe ka lojtarë si Zlatan Ibrahimovic.

Dalot është gjithashtu i lumtur që jeton në Milano dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë shokët e tij.

Ne do të flasim me klubin për blerjen e mundshme në kohën e duhur, tani lojtari është i përqendruar në fushë dhe kthimi në Mançester të enjten do të jetë shumë i veçantë për të”.

Një tjetër provë që Dalot dëshiron të vazhdojë me Milanin ka të bëjë me gjuhën: brenda 6 muajsh, Diogo flet shumë mirë italisht dhe ka bërë kurs të posaçëm duke u përmirësuar dukshëm. Në intervistën e fundit madje befasoi duke folur një italishte gati të rrjedhshme…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu