E ardhmja e Brahim Diaz, Milani e thotë “troç” se si qëndron puna!

Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara, foli për Dazn para ndeshjes kundër Fiorentina duke konfirmuar faktin se Milani dëshiron të mbajë Brahim Diaz.

“Ai po bën shumë mirë dhe ne jemi të kënaqur me atë që ai ka bërë deri më tani dhe jemi të bindur që ai mund të japë ende shumë.

Ne do të shohim për sa i përket tij. Do të ulemi më vonë me Real Madrid dhe do të shohim se si të ecim përpara me pozicionin e tij, por jemi shumë të kënaqur me atë që ai”.

“Maradona? Një gjeni absolut, duhet të them se e kam lexuar këtë slogan shumë shpesh: “Unë kam parë Maradona”.

Unë gjithashtu e pashë atë, shkoja në stadium për ta parë kur ai erdhi në Torino. Një humbje e jashtëzakonshme për futbollin, ne jemi afër familjes dhe të dashurve”.

Sakaq, pas Milan-Fiorentina, Brahim Diaz postoi një foto të ekipit në profilet e tij sociale. Talenti spanjoll theksoi veçanërisht bashkimin e grupit kuqezi duke shkruar: “Punë ekipore e shkëlqyeshme”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu