E ardhmja, Brahim Diaz i vendos kusht Real Madridit!

Brahim Diaz po ecën vërtet mirë me fanellën e Milanit. Sa herë është thërritur në apel nga trajneri Stefano Pioli, spanjolli gjithmonë u përgjigj i pranishëm, me paraqitje cilësore, duke siguruar asist dhe gola.

Vullneti i klubit kuqezi do të ishte blerja e lojtarit nga Real Madrid, i cili pranoi vetëm huazim të thatë gjatë verës.

Palët janë kthyer për të negociuar, por gjetja e një zgjidhje nuk do të jetë e lehtë. Zidane beson te Brahim Diaz por në fund duket e qartë se vullneti i mesfushorit sulmues do të jetë themelor.

Nga Spanja, “DefensaCentral” raporton kushtet e diktuara nga Brahim Diaz për t’u kthyer te Reali. Lojtari do të ishte i lumtur të kthehej në bazë, por do të dëshironte të kishte minuta të garantuara.

Përndryshe ai nuk do të shpërfillte mundësinë e rinovimit të huazimit me Milanin për një vit tjetër. Kjo hipotezë mbetet thjesht e tillë, pasi nuk dihet nëse Milani është i gatshëm ta pranojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu