Dy rinovime te Milani, njëri ka ngecur me vetëm 500 mijë euro…

Dyshja drejtuese e Milanit, Maldini-Massara po merren me dy rinovime dhe brenda korrikut duhet zgjidhur situata. 

Franck Kessie dhe Davide Calabria kanë edhe një vit kontratë me Milanin dhe rinovimi duhet të vijë sa më shpejt, për të mos përjetuar situata si me Donnarummën dhe Calhanoglu.

Bisedimet në lidhje me afrikanin e mesfushës vazhdojnë, teksa ka zhvillime edhe në lidhje me rinovimin e mbrojtësit të djathtë italian, i cili mbylli sezonin më të mirë të karrierës me kuqezinjtë e Piolit.

24-vjeçari ka dëshirë të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit, por kërkon një rrogë prej 2.5 milion eurosh në sezon. Nënkampionët e Italisë i ofrojnë 2 milion euro rrogë sezonale.

500 mijë euro diferenca mes kërkesës dhe ofertës. Shumë që pritet të mos shkaktojë probleme në lidhje me rinovimin e Calabria dhe do të mbulohet me bonuse.

Calabria zhvilloi sezonin e shkuar 32 ndeshje, duke shënuar 2 gola dhe dhuruar 2 asist. Mbrojtësi është produkt i Akademisë kuqezi.

Në javët e ardhshme, palët me siguri do të azhornohen, në përpjekje për të arritur një marrëveshje. Milani dëshiron të vërë bast për Calabria për një kohë të gjatë dhe betohet se nuk do të ketë prishje apo situata divergjente në këtë kuptim.

Vetë lojtari është shumë i lidhur me fanellën dhe ngjyrat kuqezi, kështu që ai do të bëjë gjithçka për të qëndruar dhe më në fund të luajë Champions League si protagonist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu