Dy refuzime për Milanin, zbulohen detajet e fundit nga TMW dhe SkySportDE

Prapaskenë merkatoje për Milanin, i cili sipas asaj TMW i kishte bërë një ofertë Gremios për të sjellë mbrojtësin brazilian Vanderson në Itali.

Mbrojtësi i djathtë i lindur në 2001, Vanderson megjithatë konsiderohet si një nga brazilianët që nuk mund të shiten, ndaj edhe oferta kuqezi u kthy mbrapsht.

Brazilianët refuzuan të negociojmë shitjen e mundshme.

Sakaq, sipas asaj që raportoi SkySportDE, Hoffenheim do të kishte refuzuar ofertën e parë të Milanit për Florian Grillitsch.

Mesfushori austriak – lexohet – i intereson shumë Milanit dhe kuqezinjtë do të donin ta nënshkruanin atë: kartoni i tij, i cili skadon në vitin 2022, vlerësohet në rreth 10 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu