Dy profilet e ndjekura: pengesa të ndryshme me Porto dhe PSG

Milani do Jesus Corona nga Porto dhe negociatat janë duke vazhduar sipas programit. Kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos dhe sigurisht që duhet nxituar.

Porto kërkon 15 mln euro për lojtarin duke qenë se 40% të shumës duhet t’ia japë klubit holandes Tëente, ndaj edhe po shtrëngon dorën, ndërsa meksikani do Milanin (flitet se ka edhe një parakontratë me gati 3 mln euro në sezon)

Por, në anën tjetër, Milani ofron vetëm 10 mln euro pasi kontrata e tij skadon në qershor të vitit tjetër. E nëse Messias do të vishej kuqezi vetëm nëse shitet Castillejo, për të zënë vend në të djathtë, alternativa e vërtete mund të jetë Sarabia i PSG, që do të vinte në huazim me të drejtë blerje.

Edhe pse ai pëlqen të kthehet në La Liga ku ka veshur dikur fanelën e Sevilla.

Mesfushori sulmues spanjoll përfaqëson një profil të shkëlqyer, gjithashtu me klas dhe përvojë. Parisianët kanë një nevojë të fortë për të reduktuar skuadrën pas fushatës së blerjes faraonike.

Sarabia është një nga këto dhe Milani do ta merrte atë vetëm përmes formulës së huazimit duke qenë se kontrata e lojtarit me PSG përfundon në vitin 2024.

Problemi tjetër është rroga: 4.5 mln euro në sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu