Dy profile për sulmin për janar, Maldini ka fokusuar sidomos njërin!

Me merkaton të mbyllur per momentin, Milani tashmë po shikon të ardhmen dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë bosh në dritaren e ardhshme të transferimit.

Për këtë arsye, Maldini dhe Massara vazhdojnë të monitorojnë profile të ndryshme për sulmin, duke pasur parasysh moshën e Ibrahimovic dhe Giroud dhe papërvojën e justifikuar të Pellegri…

Sipas asaj që raportohet nga Calciomercato.com, dy profilet më të akredituara duket se janë Belotti dhe Lacazette: i pari do të shohe kontraten t’i skadojë në qershor 2022, si dhe i dyti, me të vetmin ndryshim thelbësor në lidhje me rrogen.

Francezi merr 9 milionë euro në sezon, pothuajse trefishin e pagës së sulmuesit italian, qe në këtë pikë, duket se është në krye të listës së dëshirave të menaxherëve të Rossonerëve…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu