Dy oferta nga Brazili, por Milani ka vendosur ta mbajë futbollistin!

Milani vazhdon të punojë për 3-4 afrime të tjera deri në fund të merkatos. Siç raportohet nga CalcioMercato.com kuqezinjtë dëshirojnë të ndërtojnë një skuadër me 2 lojtarë në dispozicion për secilën pozitë.

Drejtuesit bisedojnë me trajnerin Pioli në lidhje me çdo gjë. Duhet të vijë një mbrojtës qendre, një mbrojtës krahu, një mesfushor dhe me një mundësi edhe një sulmues tjetër.

Ndërkohë, sipas shtypit brazilian Radio SP, Duarten e kanë kërkuar në huazim si Gremio ashtu edhe Sao Paolo. Serginho, që është ndërmjetësi dhe i lidhur me klubin kuqezi, i ka referuar këto oferta Milanit, por “Sky” shprehet se braziliani do të qëndrojë edhe këtë sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu