Dy klube të Serie A “trokasin” për Gabbia! Ja vendimi i Milanit

Milani është duke menduar për blerjet, por njëkohësisht e di edhe se duhet të largohen disa lojtarë për të bërë hapësira për të rinjtë apo të sapoardhurit!

Kështu, disa janë me valixhe në duar, por do të shihet në sajë të ofertave dhe mundësive. Mes futbollistëve në dyshim është edhe Matteo Gabbia, por Gazzetta dello Sport tregon se kuqezinjtë janë në mëdyshje dhe më shumë anojnë nga qëndrimi i mbrojtësit të talentuar që vjet luajti 9 ndeshje në kampionat dhe 1 në Kupën e Italisë.

Genoa dhe Fiorentina e kanë kërkuar zyrtarisht, edhe në huazim. Por, trajneri Pioli nuk ka ndër mend që të privohet, jo pa gjetur një mbrojtës tjetër në merkato!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu