“Dy gabimet e Milanit te golat e Interit dhe problemi Romagnoli”

Humbja e Milanit në derbi ishte tema e fillimit të javës dhe natyrisht ishte e pritshme. Në një anë fituesi që komentohet si i arratisur drejt Scudetto-s, nga ana tjetër kuqezinjtë e Piolit pa busull momentalisht…

Stefano De Grandis, i cili foli për Sky, komentoi golat e pësuar nga Milani në ndeshjen e djeshme kundër Inter.

“Pas 3 minutash, Milani ushtronte presion lart me 6 lojtarë, dhe më pas, në nisjen vertikale të Hakimit, u bë e dukshme fuqia dërrmuese fizike e Lukaku.

Romagnoli nuk parandalon, atëherë Lukaku provon asistimin por pengohet nga Kjaer. Pastaj vetë Lukaku nxori një parabolë perfekt për Lautaro mbi të cilën Kjaer gabon pak, por sidomos Calabria i cili duhet ta mbulonte.

Pastaj në pjesën e dytë, Romagnoli vazhdoi të vuante Lukaku ndërsa belgu shkonte në inkursion dhe shpejtësi. Milani gjithashtu kërcënoi ta barazonte në fillim të pjesës së dytë, por Handanovic bëri 3 pritje.

Në përgjithësi, Interi ka luajtur më mirë, dhe tani Conte ka edhe 2 titullarë të tjerë mbi të cilët ka punuar, të quajtur Eriksen dhe Perisic”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu