Dy emra për sulmin e Milanit, Maldini heton pistat në Serie A

Në shtëpinë e Milanit vazhdojë të jenë në qendër të vëmendjes rinovimet e Donnarumma-s, Calhanoglu dhe Ibrahimovic, me marrëveshjet e të tre yjeve që skadojnë më 30 qershor.

Suedezi nuk ka dashur të japë një përgjigje në lidhje me rinovimin (“Nuk mund të them asgjë për vitin e ardhshme”), por pavarësisht nga e ardhmja e suedezit, Maldini dhe Massara janë vënë në kërkim të një sulmuesi të ri.

I preferuari i Maldinit është Belotti, i cili mund të merret nga Torino për një shifër nën 30 milionë euro, ndërsa emri tjetër është ai i Vlahovic, i cili ka shpërthyer në këtë sezon me fanellën e Fiorentina-s, kundërshtarja e ardhshme e kuqezinjve.

“Asnjëherë nuk më pëlqyen krahasimet. Le të jemi të qartë, është një nder të afrohesh me Zlatan, gjithashtu të jep një dozë të mirë përgjegjësie, por një djalë duhet të mbajë gjithmonë ekuilibrin, sepse ekziston edhe rreziku që të digjet.

Në futboll , si në jetë, ke nevojë për përulësi, një frymë sakrifice, një gatishmëri për të dëgjuar të gjithë, veçanërisht ata që mund të japin këshilla dhe sugjerime. Pioli? Si një baba për mua”.

Klubi vjollcë, për momentin, nuk do të ulej për të negociuar për më pak se 40 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu