Gazetari Sandro Piccinini, i pranishëm në studiot e “Sky”, foli për garën Scudetto pas disfatës së Napolit në Olimpico kundër Lazios:
“Juventusi dhe Interi janë favoritët dhe mbeten favoritët, pas një faze të parë rregullimi tani të dy ata kanë filluar garën e tyre dhe nuk ka gjasa të humbasin pikë deri më 17 janar.
Milani po bën më shumë sesa duhet, por qëllimi është vendi i katërt. Për mua gara në fund do të jetë me dy ekipe, Milani është atje me plot meritë, por është shumë e vështirë që dikush tjetër të bashkohet”.