“Durimi i Milanit po humbet, mund të grisë kontratën mbi tavolinë”

Pritja për rinovimin e Hakan Calhanoglu me Milan hap shumë diskutime. Turku nuk është ende i bindur të pranojë ofertën e Rossonerëve dhe pret të luajë Kampionatin Evropian sa më mirë që të mund të tregojë dhe të tërheqë oferta të mira nga klubet e tjera të larta.

Një sjellje që, sigurisht, mund të bëjë që menaxhmenti kuqezi të nervozohet. Milani, siç bëri me Donnarumma, mund të gjejë menjëherë një zëvendësues të vlefshëm, duke e lënë të ardhmen e Calhanoglu në ajër!

Megjithatë, një ultimatum i përkohshëm i ishte dhënë turkut. Në konferencën për shtyp të mbrëmshme, Hakan tha se kishte pasur kontakte me Maldinin, por tani është përqendruar vetëm në Kampionatin Evropian.

Kontaktet, ato që ndodhën me menaxherin e Milanit, të konfirmuara tani nga Sky Sport.

Gazetari i Sky, Luca Marchetti bëri një vlerësim të situatës rreth rinovimit të Hakan Calhanoglu.

“Mesfushori sulmues turk nuk e ka pranuar ende propozimin e Milanit, por ka konfirmuar kontaktet me Paolo Maldini.

Oferta nga Katari është shumë e lartë në aspektin ekonomik, por nuk bind lojtarin që ndryshe do të kishte nënshkruar.

Kontrata e Milanit për Calhanolglu është në tryezë, nëse ai dëshiron ta nënshkruajë atë, ajo është akoma atje. Por nëse ndërkohë Milani duhet të marrë një zëvendësues, atëherë ajo kontratë zhduket dhe griset”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu