“Duke parë se si u stërvitëm nuk e shpjegoj dot! Renditja? Nuk e shoh kurrë… Europa League? E kemi objektiv”

Stefano Pioli pas intervistës me DAZN foli në konferencën për shtyp. Trajneri kuqezi komentoi ndeshjen e humbur 2-0 ndaj Spezia.

Fitorja e merituar e Spezia?

“Ne humbëm me meritë kundër një ekipi që luajti më mirë se ne. Ishte sigurisht paraqitja jonë më e keqe dhe humbja e parë e vërtetë sepse meritonim të humbnim duke mos luajtur në nivelin tonë”.

Vuajtët nga ritmi i imponuar nga Spezia?

“Sipas mendimit tim, mungesa e cilësisë dhe ritmi i vogël i vendosur nga ne. Duhet t’u jepet meritë kundërshtarëve tanë që luajtën shumë më mirë se ne”.

Si e shpjegoni këtë paraqitje të papritur?

“E vështirë të japësh shpjegime. Kushdo që ka parë stërvitjet tonë gjatë javës, nuk mund ta imagjinonte një performancë të tillë. Ishte një mbrëmje e keqe, krejtësisht e gabuar. Ne duhet ta harrojmë dhe të mendojmë të rikthehemi në cilësitë tona”.

Ndeshja e Europa League është të enjten. A do të ishte më mirë pa këtë sfidë dhe pa Europën?

“Jo. Absolutisht jo. Ne kemi bërë shumë për t’u kthyer në Evropë dhe për të arritur në këtë pikë. Është një objektiv i rëndësishëm, unë gjithashtu kam skuadrën e duhur, të fortë dhe të plotë për të menaxhuar angazhimet e dyfishta.

Ne jemi shumë të lumtur që jemi në Evropë dhe duam të shkojmë përpara duke ditur se do të takojmë një ekip që po dominon kampionatin serb, kështu që do të ketë vështirësi, por gjithashtu do të kemi dëshirë të reagojmë pas një paraqitjeje që është nën mundësitë tona si sonte”.

A keni frikë të humbni vendin e parë?

“Unë kurrë nuk e kam parë klasifikimin. Le të mendojmë për ndeshjen tjetër dhe më pas derbi, një ndeshje shumë e rëndësishme. Tani, megjithatë, le të mendojmë për Crvena Zvezda”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu