“Duke ndjekur yjet!” Femrat kuqezi arrijnë elitën brenda 2 vitesh, basti i fituar nga Gazidis (VIDEO)

Kur mister Maurizio Ganz (një ish-bomber i Milanit) mori drejtimin e Milan Femminile (ekipi i femrave) sigurisht që nuk e kishte menduar se dita kur do të kualifikohej në Champions League do të vinte kaq shpejt, brenda 2 vitesh…

Por, sot më në fund është mbyllur një rreth i nisur përpara 3 vitesh dhe i dashur me shumë dëshirë nga klubi dhe Ivan Gazidis, administratori i deleguar.

Investime të vazhdueshme dhe rritje profesionale dhe cilësie për kuqezinjtë, ndërsa sot erdhi barazimi ndaj Sassuolo duke siguruar matematikisht vendin për në Champions League sezonin tjetër.

Një barazim që lë diferencën me Sassuolo në vend të tretë dhe 3 pikë larg, me një ndeshje të fundit për të zhvilluar. Kështu që skuadra kuqezi e femrave e mbyll në vend të dytë kampionatin që ka parë ekipin kampion Juventusin (ende i paarritshëm)

Meritat shkojnë për trajnerin por sidomos për dy sulmueset që kanë lënë gjurmë: anglezja Natasha Dowie me 11 gola dhe kapitenja Valentina Giacinti me 18 gola në 21 ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu