Infektimi me Covid-19 i Leo Duarte (braziliani zbriti në fushë në sfidën ndaj Bologna ditën e hënë) e bën edhe më problematike situatën e mbrojtësve të Milanit dhe sidomos të trajnerit Stefano Pioli, super i kushtëzuar në zgjedhje.
Kundër Bodo/Glimt – dhe jo vetëm – Stefano Pioli do të jetë në gjendje të llogarisë vetëm Simon Kjaer dhe Matteo Gabbia në prapavojë.
Koha për kthimin e brazilianit padyshim që nuk dihet, por nuk ka gjasa që ish-Flamengo të jetë në dispozicion përsëri deri para tetorit.
Si pasojë, shtuar kësaj situate mungesa e Romagnoli dhe Musaçhio, ekziston rreziku që të mbetet me vetëm dy qendra deri në ndalesën tjetër për shkak të impenjimeve të ekipeve kombëtare.
Prandaj bëhet e pashmangshme dhe urgjente të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur për një mbrojtës tjetër i cili është gati për të luajtur.