Duarte-Basaksehir: dalin të gjitha detajet e transferimit!

Leo Duarte te Istanbul Basaksehir përfaqëson shitjen e parë të Milanit në merkaton e janarit 2021. Një operacion që nuk befasoi edhe aq shumë pasi braziliani ishte me valixhe prej kohësh.

Mbrojtësi brazilian nuk ishte pjesë e planeve të Stefano Pioli dhe largimi ishte i natyrshëm. Ish Flamengo kishte nevojë për të gjetur një ekip ku mund të kishte disa minuta, pas një viti e gjysmë midis stolit dhe infermierisë. Në Turqi ai shpreson të rikthehet në nivelet që ishte te Flamengo.

Milan e shiti Duarte me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes deri në qershor 2022. Pra, një transferim prej 18 muajsh, një periudhë në të cilën klubi turk do të jetë në gjendje të vlerësojë mirë performancën e lojtarit dhe të vendosë nëse do ta blejë atë plotësisht.

Sipas asaj që u shpjegua nga gazetari Salim Manav i Ajansspor, shuma e shpërblimit do të ishte vendosur në rreth 5.5 milion euro.

Milani e pagoi 11 verën e vitit 2019 dhe mund të rimarrë gjysmën e shumës nëse Istanbul Basaksehir vendos të ushtrojë opsionin e blerjes në 2022.

Skuadra nga kryeqyteti turk fitoi titullin në Superligën e fundit, por këtë sezon ata po luftojnë dhe janë vetëm të 12-të në renditje, -13 nga Besiktas dhe Fenerbahce.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu