“Dua ta shoh te Milani, talent i jashtëzakonshëm”, Dario Simic bën merkaton kuqezi

Spanja mundi Kroacinë dhe arriti në çerekfinale. Një nga talentët më i nteresantë të “La Roja” që po tregon më shumë është sigurisht Dani Olmo.

Mesfushori u bashkua me Leipzig në vitin 2020 për 22 milion euro, pas pesë vitesh te Dinamo Zagreb.

Dario Simic foli me Top Calcio 24 për futbollistin e datëlindjes 1998, duke vërtetuar i nteresin e Milanit në të kaluarën:

“Milani i shte pranë Dani Olmo por kontaktet nuk u materializuan”.

Ish mbrojtësi kuqezi më pas shtoi se negociatat nuk do të i shin të lehta për momentin:

“Lojtari është me cilësi të shkëlqyeshme dhe do të doja ta shihja te kuqezinjtë.

Tani nuk e di nëse ekzistojnë kushtet për ta parë atë në Milano”.

Dani Olmo është kthyer nga një sezon i  shkëlqyeshëm në Bundesliga (46 paraqitje dhe 7 gola të përgjithshëm midis kampionatit dhe kupës) dhe tani ai dëshiron të lërë shenjën e tij edhe në Euro 2020.

Spanjolli ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe nuk është aspak e lehtë për ta rrëmbyer atë nga klubi i  Red Bull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu