“Dua ta mbyll karrierën te Milani, Donnarumma portier i madh! Te penalltitë jemi të dy super”

Ciprian Tatarusanu është prezantuar sot si futbollisti më i ri i Milanit, edhe pse debutoi në miqësoren ndaj Brescia në Milanello.

Portieri rumun me eksperiencë ka folur për mediat sot, teksa do të jetë i dyti pas Donnarumma (ka firmosur për 3 vite).

“Isha i lumtur kur dëgjova dhe lexova për interesimin e Milanit! Kur një ekip kaq i rëndësishëm dhe historik të ndjek  do të thotë shumë! Për fat të mirë arrita këtu”.

Portier i dytë? “I dytë kam qenë vetëm te Lyon, nuk është e lehtë. Duhet të stërvitesh 100% duke e ditur që nuk do të jesh në fushë të dielën. Por më pëlqejnë sfidat, gjithmonë do të jap gjithçka dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin kur të kem rastin”.

Karriera e mbyllur te Milani? “Pse jo? Po flasim për një ekip të madh, shumë lojtarë e ëndërrojnë këtë”.

Donnarumma?

“Është i ri vetëm për moshën e tij. Si portier mund të vjedh diçka nga të gjithë. Një profesion në të cilin mëson por edhe në të cilin vjedh (qesh)”.

“Më kujtohet Fiorentina-Milan, përfundoi 0-0. Gigio është shumë i mirë në penallti, është i gjatë dhe shtyn mirë. Për ata që gjuajnë është shumë e vështirë për të shënuar, ata duhet të gjuajnë shumë mirë. Edhe unë pres shumë penallti. Ne jemi shumë të gjatë, prandaj lojtarët mund të humbin qartësinë e tyre”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu