Driblimi alla “Ronaldinho”! Kessie çmend rrjetet sociale. Si e zhduku topin mes De Ligt dhe Rabiot (VIDEO)

“Kjo fitore është për të gjithë ju, të vazhdojmë të luftojmë për objektivin tonë. Përpara”…

Një fjali, në italisht dhe në frëngjisht, për të mbyllur një natë gati perfekte për Franck Kessie, që edhe pse skuadra fitoi 3-0, shpërdoroi penalltinë që mund të ishte kthyer në “boomerang”…

Nuk para i ndodh mesfushorit të gabojë nga pika e bardhë edhe pse duhet thënë se këtë sezon Milani ka humbur 5 të tilla dhe si ata vetëm Eibar ka bërë kaq keq.

Szczezny ndër të tjera është kthyer makth duke i pritur katër penallti kuqezinjve.

Por, megjithatë, ndeshja e Franck Kessie ishte shumë pozitive. Rikuperime topash, presing, manovra sulmuese dhe ndonjë numër spektakolar gjithashtu, si ai dje në krah kur arriti të driblonte 3 futbollistë të Juventusit dhe duke përdorur një numër alla “Ronaldinho”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu