Dorëzohet Gasperini: Nuk e di, por loja e këtij Milani nuk i përket Serie A! Atë që pashë sot…

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalanta-s, u shpreh për DAZN pas ndeshjes se humbur ndaj Milanit: “Ne pesuam një gol pas 30 sekondash dhe një në fund te pjesës se parë, në mes kishim mundësi për të barazuar.

Nëse pjesa e pare do të kishte përfunduar 0-1 kishte më shumë shanse për të barazuar, pastaj në pjesën e dytë patem pak mosbesim dhe ishte gjithnjë e më e vështirë. Milani ishte gjithmonë shumë i mirë në kundersulm.

Loja shkoi në mënyrën më të mirë për ta, por ne mund ta rregullonim atë menjëherë. Ne nuk ishim me fat në disa situata, si me Pessina. Ka pasur disa mundësi të mira”

Për zevendesimet: “Kur futni më shumë sulmues ju e bëni atë me mendimin se mund të krijojnë më shumë shanse për ju, por Ilicic dhe Muriel nuk janë në gjendje fizike te mire dhe kemi bërë shumë më pak se titullaret e sotem”.

Për Milanin: “Kundër Interit ishte një ndeshje më e ekuilibruar, ndërsa ndeshja e sotme u kushtëzua nga goli pas 30 sekondash. Unë pashë një Milan shumë të fortë, megjithatë, shumë te shpejtë, me karakteristika që nuk i shoh ne Itali.

Karakteristikat tona njesoj si Milani? Kanë karakteristika të tjera, ata pëlqejnë shpejtësinë dhe daljet, nëse kanë mundësinë të luajnë, bëhen të rrezikshëm. Ne mund ta kishim barazuar atë, por kjo nuk pakëson meritat e Milanit që me të vërtetë me bëri një përshtypje të madhe”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu