Dopio Kesie, Milan në Champions

Milani arrin objektivin Champions League. Në një ndeshje të vështirë ndaj Atalantës ku nuk kanë munguar as kartonët e kuq, ka qenë Kesie ai që ka vendosur rezultatin e sfidës. Dy gola të shënuara me penallti në fundin e pjesës së parë dhe të dytë kanë mjaftuar për kuqezinjtë e Piolit.

Milani arrin që të mbyllë kështu Serie A në vend të dytë si nënkampion i Italisë dhe të shkojë direkt në Champions League. Dhe, falë barazimit që Napoli ka arritur me Veronën, është Atalanta ajo që shkon në Champions.

Ndërsa Juventusi fiton 4-1 ndaj Bolonjës në ‘Dall’Ara’ dhe arrin të vendoset i treti, duke shkuar kështu në Champions. Kështu, katër skuadrat italiane që shkojnë në Champions janë Interi, Milani, Atalanta dhe Juventusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu