Donnarumma poston foto, tifozët e mbysin me komente mbi rinovimin!

Gianluigi Donnarumma dhe Milani, një dashuri e lindur vite më parë dhe e “përkëdhelur” me kalimin e kohës, me një moment të errët: momenti i rinovimit me 6 mln euro në sezon!

Portieri u lëkund, u prek nga fyerjet dhe kritikat, por sidomos u quajt “materialist” dhe jo milanist! Rinovimi i radhës afron dhe ose do të bëhet, ose gardiani do të dalë në shitje.

Gigio tani duket më i qetë, ashtu si edhe klubi, ndërsa agjenti i tij, Mino Raiola, pasi ka fituar betejën për Ibrahimovic dhe 7 mln euro rrogë, do të përpiqet të përfitojë sa më shumë te portieri.

Tifozët, ndryshe nga disa vite më parë, tani besojnë te Donnarumma dhe në postimin e fundit në Instagram e kanë dëshmuar, duke i kërkuar ta largojë Raiola nëse ai nuk është dakord ose të qëndrojë te Milani dhe të rinovojë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu