“Donnarumma, mos e diskuto rinovimin! Zemra jote është kuqezi”

Gigio Donnarumma është në një fazë të nxehtë të së ardhmës së tij, pasi ende nuk ka vendosur që të rinovojë me Milanin. Në lidhje me këtë temë, një ish-portier legjendë si Sebastian Frey ka folur për “Gazzetta dello Sport”.

Francezi është shprehur se Donnarumma nuk duhet ta diskutojë rinovimin sepse zemra e tij rreh për Milanin. Përveç kësaj, Frey ka shtuar se Gigio ka gjithçka për të qenë Paolo Maldini i ri i Milanit, që është në rrugë të mirë për t’u rikthyer Milani i dikurshëm.

“Donnarummës i jap të njëjtat këshilla që i kam dhënë disa vite më parë.

Zemra e tij rreh kuqezi dhe ai nuk duhet ta diskutojë qëndrimin dhe rinovimin me Milanin.

Ai është një lojtar i ri dhe ka gjithçka për të qenë Maldini i ri i Milanit. Klubi është ambicioz dhe rezultatet po vijnë. Donnarumma nuk duhet të largohet”, përfundoi Frey.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu