Donnarumma-Milan, vazhdon telenovela! Oferta 8 mln euro ngec. Gazetari i Sky: Raiola po ia fut kot, ka dalë jashtë tregu…

Rinovimi i Gigio Donnarumma ende po vonon dhe do të jetë një telenovelë e gjatë që ndoshta mund të zgjidhet vetëm kur Milani të ketë siguruar zonën Champions League me pikë…

Por, sigurisht që deri tani lajmet që vijnë janë të shumta. Sipas asaj që shkruan drejtori i Milan TV, Mauro Suma, por edhe gazetari Carlo Pellegatti, nga drejtuesit e Milanit nuk ka asnjë plan B, pra për të parë një tjetër portier.

Objektivi është rinovimi me rreth 8 mln euro në sezon dhe bonuse. Një shifër që tani për tani është refuzuar, pasi Raiola kërkon 10 mln euro por me dy vite kontratë, diçka e refuzuar kategorikisht nga Milani.

Gazetari Sandro Piçinini tha fjalën e tij për rinovimin e vështirë të Gianluigi Donnarumma. “Është e rëndësishme të kuptojmë se cilat janë kushtet: oferta është 8 milion euro neto, një shifër e pranueshme për dikë si Donnarumma, në një fazë kaq të vështirë për buxhetet e klubeve.

Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe rinovimi do të ishte në përputhje me situatën. Nëse flasim për 16 milion neto, ne dalim nga biznesi. Për Milanin, me buxhetin që kanë, do të ishte një ekzagjerim për të rinovuar në shifra të caktuara.

Raiola e di se disa shifrat mund të merren diku tjetër, nuk është çmendur. Tani hyn në lojë, si në të kaluarën, gatishmëria e lojtarit për të qëndruar edhe nëse humbin diçka.

Negociatat janë të komplikuara kur bëhet fjalë për këto shifra. Ekziston një shtytje dhe tërheqje, pasi atje është fakti që lojtari, i cili është një profesionist, tërheq litarin në anën e tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu