GDS: Donnarumma-Milan! Rinovimi “me gjemba”, kërkesat e Raiola dhe heshtja e Maldinit

Koha kalon në mënyrë të pashmangshme dhe ndërsa drejtuesit kuqezi janë përqendruar në merkaton e afrimeve, një nga telenovelat më të mëdha në këtë sezon të fundit është ri-prezantuar: rinovimi i Gianluigi Donnarumma.

Kontrata e portierit kuqezi, në fakt, po i afrohet afatit të caktuar për qershorin 2021 dhe diskutimet “me gjemba” dhe të ndërlikuara për zgjatjen janë të pashmangshëm!

Duhet gjetur një kompromis, sigurisht! Por, sidomos duhet gjetur një rrugë e përbashkët mes Milanit dhe agjentit Mino Raiola.

Sipas asaj që raportohet në edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, për momentin, ekziston një distancë e madhe midis dy palëve: rroga e kërkuar, përfshirja e një klauzole, kohëzgjatja e kontratës dhe ambicjet e projektit kuqezi!

Kanë mbetur 3 muaj e gjysmë deri në vitin 2021 dhe gjithçka duket e heshtur. Kjo, në një kuptim të caktuar, mund të jetë fraza që përmbledh mungesën aktuale të dialogut midis drejtuesve dhe Mino Raiola. Në janar të vitit të ri, në fakt, Donnarumma potencialisht do të ishte i lirë të negocionte me një ekip tjetër, një situatë që duhet shmangur absolutisht nga Milani.

Sipas Gazzetta dello Sport kërkesa e Raiola është rreth 10 mln euro në sezon: shifër e paqëndrueshme për arkat kuqezi.

Shumë faktorë do të llogariten në kërkimin e një kompromisi: vullneti shumë i rëndësishëm i Gigio, objektivat e ekipit dhe ofertat e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu