Donnarumma-Milan, rinovimi “i sikletshëm” për faj të “peshkaqenit” Raiola!

Pasi ka zyrtarizuar Ibrahimovic dhe po përpiqet t’i dhurojë Stefano Piolit tre lojtarë të tjerë për t’i shtuar “baterisë kuqezi” të futbollistëve për sezonin 2020-21, Milani më pas do të kthehet te rinovimet e rëndësishme si ajo e Gianluigi Donnarumma, të cilit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe në janar mund të akordohet me çdo ekip!

Në radhë të parë, qëndrimi i portierit është serioz dhe Gigio nuk do të largohej kurrë me “zero”, pra pa pasuruar ekipin që e rriti dhe i dha shkëlqimin! Këtë ia ka bërë të qartë dhe agjentit të tij Mino Raiola, një “peshkaqen” sa i përket kontratave.

Social - Donnarumma al lavoro con il fratello a Milanello

Agjenti i portierit nuk e quan si të tijin rinovimin me 6 mln euro në sezon të bërë përpara disa vitesh, ndaj edhe tani do të tentojë të marrë më të mirën. Milani ka gati ofertën prej 7 mln eurosh dhe bonuse të tjera për portierin, por palët kanë ngecur sidomos te klauzola: Raiola do 30 mln euro për prishje kontratë në rast se nuk arrihet Champions, ndërsa Milani 50 e sipër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu