Donnarumma-Milan, ku ka ngecur rinovimi?

Milani dhe Donnarumma janë afër rinovimit por ai vonon sepse sa herë ke të bësh
me një super agjent pretendues si Mino Raiola, gjithçka është e vështirë.

Portieri dëshiron të qëndrojë, kurse Raiola mendon fitimet…

Rroga do të ketë rritje natyrisht por agjenti kërkon përfshirjen e një klauzole prej 50 mln eurosh për largim nëse nuk arrihet Championsi.

Rruga tjetër mbetet ajo e komisioneve të pasura të agjentit, por Elliott nuk është aspak dakord me këto kushte.

Gjithashtu shoqata kuqezi me agjentin e njohur do të duhet të përcaktojë edhe situaten e Antonio Donnarumma, portieri i tretë që percepton të ardhura prej një milionë euro në vit.

Sipas të përditshmes Tuttosport, do të jetë e nevojshme të merret edhe nje zevëndësues i Gigio.

Milani ka vendosur të mos e blejë Asmir Begovic, i ardhur në janar hua dhe që do kthehet tek Bournemouth.

Rihyn në Milanello, Pepe Reina pas muajve të kaluara në Aston Villa. 

Isha lojtari i Napolit do të duhet të flasë për të ardhmen e tij me shoqërinë, që do të donte t’i kursente të ardhurat prej rreth 3 milionë eurove të parashikuara nga kontrata e tij.

Reina përfundon kontraten në qershor 2021 dhe ekziston mundësia konkrete që mund të ikë.

Me shumë vështirësi Milani do të mbajë një zevendësues të Donnarumma-s me një rrogë kaq të lartë.

Tuttosport nuk e përjashton 100%, por mundësia është se portieri gati 38-vjeçar në fund do të ikë.

Ditët në vijim do të sjellin të tjera detaje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu