Donnarumma-Milan, ende asnjë rinovim! Dëshira e portierit, 3 kërcënime dhe vullneti i klubit

Rinovimi i Donnarumma është çështja më e mprehtë me të cilën drejtuesit e Milanit do të duhet të përballen në javët e ardhshme.

Do të jetë detyra më delikate e Paolo Maldinit, edhe pse ish-kapiteni kuqezi gjithmonë i pyetur për këtë çështje është shfaqur i qetë.

Por, në anën tjetër, ka marrë edhe sigurinë e klubit se kërkesa e portierit dhe agjentit të tij do të plotësohet, por pa e ekzagjeruar.

Në fakt, fjalia “kemi për dertyrim që të provojmë të rinovojmë me Donnarumma”, e thënë nga Maldini tregon se do të bëhet maksimumi!

Vullneti i portierit është të gjejë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur për të qëndruar me kuqezinjtë dhe të mos rrezikohet një tjetër sezon mes kritikave të tifozëve, edhe pse këtë herë situata lehtësohet nga shkallët bosh të stadiumit.

Ka një marrëveshje ekonomike për t’u gjetur. Ndjesia është se po shkohet drejt një rritje të pagës që do të duhet të kalojë në 6.5 milion euro dhe me përfshirjen e një klauzole, por Milani do të donte të shmangte këtë të fundit.

Kështu, mbetet një rinovim që mund të prekë edhe 7 mln eurot në sezon duke e çuar kontratën e re deri në vitin 2023 me mundësi rinovimi tjetër.

Në ndërkohë, disa klube kanë marrë informacione mbi dëshirat e portierit, të cilat për momentin duken të qarta.

Sipas raporteve nga calciomercato.com, Juventus, Paris Saint Germain dhe Real Madrid janë gjithmonë në dritare në pritje të goditjes në momentin e duhur.

Mundësia për të marrë një nga portierët më të mirë në botë në një transferim falas është joshëse për shumë.

Ndërkohë Chelsea, i cili ka marrë Mendy nga Rennes, është tërhequr nga gara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu