Donnarumma “mërzitet” në shtëpi, postimi i tij e dëshmon! Ja kur mund të kthehet portieri

Për Gigio Donnarumma këto janë ditë vuajtje! Kurrë kaq shumë nuk kishte munguar portieri kuqezi, i cili mezi pret që të mbarojnë 10 ditët e izolimit sipas protokollit për të parë pastaj nëse tamponi do të dalë sërish negativ dhe të kthehet në stërvitje dhe në dispozicion të ekipit.

Ndryshe nga një futbollist, portieri nuk e humbet shumë formën kur qëndron jashtë pasi ka tjetër punë dhe jo fizike. Ndërkohë, po bëhen dy ndeshje jashtë deri (Roma dhe Sparta Prague) por do të jenë tre me Udinese dhe 4 me Lille.

Në fakt, nëse gjithçka shkon në rregull, sigurisht që më pas do të jetë sfida ndaj Verona rikthimi i portierit.

Donnarumma rezultoi pozitiv për Coronavirus dhe ndodhet në shtëpi në karantinë.

Gigio mezi pret të kthehet dhe po numëron ditët që e ndajnë nga kthimi në fushë. Numri 99 ndërhyri në Instagram me një histori shumë kuptimplotë dhe një mesazh: “Edhe sa duhet të pres?”.

Milani shpreson ta rikuperojë atë sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh edhe performancën e dobët të Tatarusanu ndaj Romës.

Ish-portieri i Lyon shfaqi gjithçka përveç besimit. Megjithatë, Milani do të duhet të mbështetet te rumun.

Sakaq, Donnarumma kthehet njeri social pas Covid-19, duke postuar si përpara ndeshjes ndaj Sparta dhe i uruar sukses ekipit, ashtu edhe pas saj duke e përgëzuar…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu