“Donnarumma kukull, Raiola luan blof me Juven! Më vjen të qesh, bota ka ndryshuar por ata…”

E ardhmja e Donnarumma është gjithmonë e më shumë tema e ditës te Milani. Kontrata e tij – siç dihet – skadon në datën 30 qershor.

Milani pret përgjigjen për 8 mln eurot neto të ofruara për 4-5 vite. Një propozim që në kohëzgjatje do të ishte një investim gati 100 mln euro bashkë me komisionin e agjentit Raiola.

Ndërkohë, Raiola zvarritet dhe vonon… Do të donte 12 mln euro për portierin por deri tani askush nuk ia jep. Franco Ordine, te “Il Giornale”, tregon gjithçka…

“Donnarumma qëndron i heshtur si kukull. Agjenti viziton Juventusin në Torino për të konfirmuar hipotezën e një negocimi.

E cila nuk konfirmohet nga burime të akredituara ose nga llogaritë e klubit i cili duhet, deri më 30 qershor, të realizojë fitime kapitale për 100 milion pasi shtyu rrogat e prapambetura të 2019.

Shpesh edhe mediat që merren me tregun e futbollit kontribuojnë në kreditimin e çmimeve dhe shifrave që janë të papajtueshme me gjendjen aktuale të futbollit. Bota ka ndryshuar dhe ata bëjnë sikur nuk e kanë kuptuar”.

Gazetari i mirënjohur bën një analizë precize mbi situatën aktuale të futbollit italian dhe më gjerë.

Financat e Juventusit, i cili gjithashtu ka një portier të paguar 6.5 milion euro neto në sezon, gjë që nuk është e lehtë për t’u shitur, prandaj nuk do të lejonte një investim prej më shumë se 100 milion euro për Donnarumma…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu