“Donnarumma ka autostradë përpara, drejt titullit dhe kampionatit Europian”

Dino Zof është padiskutim legjenda e portës në Itali dhe një ndër më të vlerësuarit në botë. Në një intervistë të gjatë të dhënë ai është pyetur mbi portierin e momentit dhe të ardhmes, ai që luan te Milani dhe te Italia: Gigio Donnarumma.

Ku e shihni Donnarumma?

Shumë larg. Ai nuk ka një rrugë, por një autostradë përpara. Gigio është shumë i ri, por tashmë ka fituar pjekuri në disa kampionate të Serie A. Ai është në traditën e portierëve të mëdhenj italianë.

Risultato immagini per dino zoff donnarumma

Së shpejti do të kalojë vijën e finishit të 200 ndeshjeve të Serie A dhe do ta bëjë këtë para se të mbushë 22 vjeç…

Numra të shkëlqyer. Dhe mbi të gjitha, ende mund të përmirësohet shumë. Nëse Milani është atje lart, kjo për shkak se ka një ekip kompakt dhe një portier, i cili pëson shumë pak.

A është tashmë ndër portierët më të mirë në Europë?

Nuk më pëlqen të bëj renditje. Por, ne shpresojmë që të jemi në gjendje të marrim pjesë në Kampionatin Europian në qershor dhe ky do të jetë momenti i përballjes me më të mirët. Atje do të duhet të nxjerrë më të mirën.

A mund ta fitojë Italia këtë titull kontinental?

Është ndër favoritët, por do të jetë e nevojshme të shihet se cilëve lojtarë do t’iu besojë trajneri Mancini në atë periudhë. Sigurisht, si tifoz blu, shpresoj që ai titull të kthehet në shtëpi, pasi na ka munguar që nga viti 1968.

Asoskohe, porta kishte një Zoff 26-vjeçar, për ta fituar atë. A mund ta bëjë Donnarumma këtë, në moshën 22-vjeçare?

Nëse kjo është arsyeja, djaloshi ka dy mundësi. Në kuptimin që edhe mbas katër vjetësh, ai mund të jetë në gjendje ta bëjë këtë, deri në moshën time.

Një nga portierët më të mirë është ende pa kontratë me Milanin. Si e shihni këtë?

E vlerësova faktin që djaloshi ka qëndruar gjithmonë i përqendruar në çështjet e fushës. Ai duhet të mendojë vetëm të përmirësohet teknikisht, në çdo detaj dhe të vazhdojë kështu. Në fund të fundit, ai tashmë ka një kontratë të mirë dhe është në një klub të shkëlqyeshëm. Ai me siguri do të nënshkruajë marrëveshje edhe më të mira, nuk ka pse të shqetësohet. Donnarumma ka thënë gjithmonë se ndihet mirë me kuqezinjtë.

Mos ndoshta Milani duhet të shqetësohet më shumë?

Unë jam i bindur se gjërat do të rregullohen pa probleme. Nuk mund të mendoj se një klub i kësaj madhësie nuk do të përfundojë një operacion kaq të rëndësishëm.

A mundet ky Milan të fitojë titullin?

Po, sepse ka një portier që pëson shumë pak dhe një qendërsulmues që shënon rregullisht. Po ashtu, shoh ekuilibër të shkëlqyeshëm të ekipit. Pioli dhe klubi arritën të krijonin një ambient plot entuziasëm. Me kalimin e kohës, ata gjetën vazhdimësi dhe në janar e përmirësuan skuadrën përsëri. Ata mund të arrijnë të parët në fund.

Çfarë ka ndryshuar për portierët që nga koha juaj?

Të mirët gjithmonë kanë një ndjenjë të shkëlqyeshme të pozitës, si dje dhe sot. Sigurisht, me mbrojtjet më të larta, sot ju duhet më shumë gatishmëri në dalje.

Gjithashtu, duhet luajtur me këmbë, duke ndërtuar nga poshtë…

Le ta harrojmë këtë fjalim. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje ta kuptoj: portierit i kërkohet të ndërmarrë sa më pak rreziqe të jetë e mundur. Duke luajtur me këmbë dhe ndërtuar nga pas, rreziqet shumëfishohen…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu