Donnarumma-Juventus, Paratici “driblon” gjithçka para ndeshjes!

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici u intervistua nga Sky Sport para ndeshjes Juventus-Milan:

Një sfidë me një vlerë simbolike? “Dhjetë vjet janë një kohë shumë e gjatë, një përjetësi në futboll. Sot ka vlerë në renditje edhe nëse kanë mbetur 3 ndeshje”.

Prania e John Elkann: “Gjithmonë mirë ta kesh me ne, të gjithë e dimë peshën e tij specifike. Jemi shumë të lumtur që e kemi pranë”.

Për Donnarumma: “Thashethemet e tregut të transferimeve janë për shumë lojtarë, tregu i transferimeve zgjat gjithë vitin.

Ne i kemi jetuar normalisht, ka thashetheme si të gjithë lojtarët e tjerë dhe ka edhe për Donnarumma. Ai është një lojtar i mirë, por i Milanit, jemi të përqendruar te ndeshja dhe objektivat”.

Për zgjedhjen e trajnerit: “Këtu vendimet janë marrë gjithnjë nga unë, Pavel dhe presidenti”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu