“Donnarumma, je një bukshkalë! O bukshkalë”… Tifozi i ngrin buzëqeshjen portierit (VIDEO)

Në pritje që gjatë kësaj jave të kryejë vizitat mjekësore për PSG në grumbullimin e tij në Itali, Gianluigi Donnarumma ka qenë protagonist i një momenti kur e qeshura e portierit është kthyer në ulje koke dhe mërzi…

Ngjarja ka ndodhur në Romë, ku me shumë mundësi një tifoz i Milanit, mes turmës që po priste daljen e kombëtares nga hoteli, ka pritur momentin për të parë portierin që braktisi kuqezinjtë vetëm për më shumë para…

E teksa Donnarumma dukej i qeshur dhe i lumtur, menjëherë e gjitha kjo është shkrirë me sekonda kur ka dëgjuar thirrjet që vinin nga tifozi: “Donnarumma, je bukshkalë! O bushkalë!”…

Praktikisht, të bërtitura të forta që u dëgjuan nga të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu