Donnarumma-Hauge me Covid, Pioli zyrtarizon listën kuqezi për ndeshjen ndaj Roma! Rikthehen dy

Milani përgatitet për sfidën e sotme ndaj Romës në kampionat, në javën e pestë të Serie A. Kuqezinjtë vijnë nga katër fitore por edhe nga një golaverazh i mirë me 9 të shënuar dhe 1 të pësuar.

Natyrisht, dita kuqezi nuk ka nisur ashtu si duhej pasi Donnarumma dhe Hauge kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe do të mungojnë, pasi janë vendosur në izolim duke qenë asimptomatikë.

Duke parë këtë lajm të hidhur, trajneri Stefano Pioli ka pritur deri pas mesdite për të vendosur mbi grupin e futbollistëve të thërritur për sfidën ndaj ekipit verdhekuq.

Në portë është thërritur edhe i riu Jungdal, ndërsa portieri kryesor do të jetë Tatarusanu sonte, në debutimin e tij në Serie A me kuqezinjtë.

Rikthehen në grup dhe Hakan Calhanoglu dhe braziliani Leo Duarte.

Portierët

A. Donnarumma, Jungdal, Tătărușanu.

Mbrojtësit

Calabria, Conti, Dalot, Duarte, Hernández, Kalulu, Kjær, Romagnoli.

Mesfushorët

Bennacer, Calhanoğlu, Castillejo, Díaz, Kessie, Krunić, Saelemaekers, Tonali.

Sulmuesit

Colombo, Ibrahimović, Leão, Maldini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu