Donnarumma futbollist i lirë, eksperti Di Marzio: “Dyshoj të ndodhë kjo gjë, por ja çfarë di…”

Eksperti i njohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, i cili ishte i ftuar në studiot e Sky Sport, foli për negociatat për rinovimin e Gigio Donnarumma:

“Unë mendoj se është një përparësi për Milanin, ai gjithashtu mund të nënshkruajë për një ekip tjetër nga sot. Nuk e bën atë sepse ai nuk dëshiron të largohet me zero. Ekziston një negociatë me agjentin e tij, por shuma e duhur për të nënshkruar ende nuk është arritur.

Mendoj se Milani i ka ofruar atij të njëjtën rrogë që po mer tani dhe kërkesa është më e lartë.

Ky do të jetë muaji vendimtar për të gjetur një marrëveshje. Dyshoj se nuk do të gjendet, do të befasohesha nëse Donnarumma largohet me zero. Mendoj se Milani duhet të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu