“Donnarumma e dashuron Milanin, kur bërtet bën mirë! Ibra mbetet Ibra! United? Ai gol në fund”

“Teatri i ëndrrave”, ose më saktë “Old Trafford”, ku Nelson Dida u shenjtërua si një portier i klasit botëror më 2003, në finalen e Champions-it, të fituar me penallti ndaj Juventusit.

Pastaj përsëri një ëndërr për t’u realizuar në gjysmëfinale, më 2007, kundër Manchester United, dhe misioni i kryer. Portieri i atyre sfidave dhe anëtari aktual i stafit, që stërvit Donnarumma dhe të tjerët, fitoi gjithçka me fanellën kuqezi.

Nga vera e kaluar, ai është bashkuar me stafin stërvitor të ekipit të parë të Milanit, si trajner i portierëve. “Pas gjithë këtyre viteve në Itali, ndjehem lojtar milanez, italian dhe i Milanit. Klubi kuqezi është shtëpia ime. Unë po mësoj shumë nga stafi këtu. Një ditë do të doja të bëhesha trajner i parë, jo vetëm i portierëve”, – tha ai në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

Duke folur për portierët, Dida lartësoi Donnarumma: “Gigio është një talent i madh. Është djalë i qetë, por lider në ndeshje. Dhe pastaj ai e do Milanin, është shumë i lidhur me ekipin.

Ne po punojmë me të për t’i përmirësuar disa pika të dobëta, siç është komunikimi me mbrojtjen. Tani është përmirësuar shumë dhe po e menaxhon mirë prapavijën”.

Dida ishte një pritës i shkëlqyer i penalltive: “Si bëhet kjo? Pritje dhe stërvitje çdo ditë. Gigio ka gjithçka për t’u përmirësuar më tej”. Më në fund, mendimet e tij për kthimin e “Europa League” kundër Manchester United, që do të luhet nesër në mbrëmje në “San Siro”:

“Goli i Kjaer në minutën e fundit na ndihmon shumë. 1-0 do të ishte shumë e vështirë për t’u përmbysur. Duke e nisur nga barazimi 1-1, jemi më të sigurt për kualifikimin. Me Gigio dhe Ibrahimovic mund ta eleminojmë Manchester United”.

Një pyetje në lidhje me Zlatan Ibrahimovic nuk mund të mungojë: “Kur do të kthehet ai te penalltia? Ibra është Ibra. Kur ta ndjejë, do ta marrë topin, do ta vendosë në vend dhe do të realizojë.

Gjithashtu për këtë arsye unë jam i sigurt”.

Më në fund, për Franck Kessie, Dida shpjegoi: “Pse Kessie është aq i mirë në penallti? Forca e tij është qetësia. Ai më tha: dua të të shënoj. Iu përgjigjia: më lër të stërvitem pak, pastaj shohim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu