Doni të shihni një palaço cirku? Ja ku e keni! “U zhgënjeva nga vërshëllimat, kam një mesazh për tifozët…”

Ditët e fundit është folur shumë për vershellimat ndaj Gianluigi Donnarumma në San Siro per ndeshejn e Nations League, Itali-Spanjë…

Tani portieri thotë fjalën e tij, thyen heshtjen dhe bisedon me programin Le Iene. Kjo eshte pjesa e intervistes që do të transmetohet sonte:

“Ka pak zhgënjim sepse kam kaluar tetë vjet te Milani dhe për këtë arsye është gjithmonë një emocion të kthehesh në San Siro.

Pakënaqësia e vershellimave është normale. Unë jam rritur këtu dhe kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit, tetë vite nuk harrohen lehtë. Nëse dua të them diçka për të gjithë tifozët e Milanit? Unë gjithmonë do t’i dua ata.

Unë gjithmonë do të jem një zemër kuqezi. Shpresoj të më presin më mirë herën tjetër, me të vërtetë shpresoj kështu”.

Gjatë episodit të Le Iene, për të “bërë paqe” me tifozët kuqezi (nje lloj shakaje kjo sepse e verteta qendron krejt ndryshe), korrespondenti i programit dhe intervistuesi, i bëri atij një tatuazh që hiqet me stemen e Milanit, duke rrëmbyer premtimin e një tatuazhi te përhershëm me simbolin e klubit te “Djallit”…

Donnarumma e merr me shaka, por askush nuk e sheh si shaka! Madje, ka me shume indinjate. Ndoshta ben mire qe ate tatoo ta beje me koken e Mino Raiola, agjentit te tij qe pak dite me pare sulmoi Milanin dhe tifozerine kuqezi, ose edhe te babait te tij qe u shpreh i indinjuar…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu