Donadoni: Nuk ka më rastësi te Milani, po fluturon prej kohësh! Për mua i shkon deri në fund

Nesër, në orën 6 pasdite, Milani dhe Atalanta do të sfidohen në “San Siro”, dy skuadra të gdhendura në zemër të Roberto Donadoni.

Ky i fundit në fakt u rrit në Bergamo, para se të transferohej te kuqezinjtë dhe të fitonte gjithçka. Ish-mesfushori, tani trajner, dha një intervistë për mikrofonat e gazetës Libero:

“Ndeshja e nesërme në letër premton shumë mirë, edhe pse Atalanta vjen nga dy paraqitje të këqija. Sidoqoftë, ata janë dy skuadra që luajnë hapur dhe aspirojnë qëllime të mëdha, kështu që ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të ndjekur një shfaqje argëtuese”.

Foto La Notte del Maestro [Addio al Calcio Andrea Pirlo] (2) - da 1 a 10

“Milani është i pari në renditje me merita të bollshme dhe po ecën shumë shpejt. Për më tepër, po ecën mirë edhe në merkato: kushtet janë të gjitha për të qëndruar në krye deri në fund. Sidoqoftë, ky mbetet një kampionat anormal midis Covid dhe mungesës së audiencës, por përparësia e Milanit nuk është aspak e rastësishme.

Kuqezinjtë kanë udhëtuar me këtë ritëm për një kohë shumë të gjatë: ata kanë atë që duhet për të fituar kampionatin dhe si tifoz i Milanit i uroj kështu”.

Maldini – “E prisja që ai të ishte aq i mirë, sepse Paolo ka qenë gjithmonë shumë i përgatitur dhe i përpiktë. Ai është një profesionist i shkëlqyeshëm. Uroj që ai të vazhdojë në këtë rrugë. Ai e njeh mjedisin si askush tjetër, është i përsosur për ta sjellë Milanin përsëri në majën e futbollit italian dhe evropian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu