Donadoni: Arma sekrete e Milanit është… Maldini

I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, Roberto Donadoni ka folur për ndeshjen e madhe të sotme që do të luhet sonte ndaj Atalantës, në Bergamo. Për këtë ndeshje, përvec të tjerëve, ka folur edhe ish-lojtari dhe trajneri kuqezi, Roberto Donadoni, i cili ka sqaruar se Milani është më favorit dhe se e meriton më shumë sesa Juve që të arrijë Champions.  

“Atalanta është një realitet i bukur prej disa kohësh. Milani ka treguar prej shumë kohësh që është në gjendje të luftojë për vendin e parë, edhe pse nuk është i mirëpajisur si skuadra të tjera. Ndoshta do të përfundojë ndryshe, por unë mendoj se skuadra e Piolit meriton të shkojë në Champions më shumë sesa Juventusi”.

“Si përgatiten netët e tilla? Ne kishim Berluskonin dhe Galianin. Dhe në fund arrinim të nxirrnim diccka më shumë. Por, sot është Maldini, mos e nënvlerësoni rëndësinë e prezencës së tij pranë skuadrës. A vlen kjo edhe për Ibrën? Sigurisht që po”, ka sqaruar Donadoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu