DON BALON: Milani e ka mbyllur akordin për Kabak! Schalke dorëzohet

Milani është gjithmonë në kërkim të një mbrojtësi të ri qendror, një fuqizim për merkaton e janarit do të ishte shumë i përshtatshëm për Stefano Pioli.

Sipas disa mediave, veçanërisht spanjolle, kuqezinjtë kanë mbyllur praktikisht blerjen e Ozan Kabak. Një emër sigurisht jo i ri, në të vërtetë, pasi ndiqet prej disa muajsh. Drejtori teknuik Paolo Maldini tani ka përfunduar marrëveshjen për ta sjellë atë në Milanello në janar.

Mediat iberike janë të sigurta. Sipas Don Balòn, Milani ka marrë “ok” nga Schalke 04 për blerjen e turkut.

Një përforcim i rëndësishëm. Flitet për një operacion total prej 25 milion eurosh bashkë me bonuse për të kënaqur kërkesat e gjermanëve.

Sipas shtypit spanjoll, Kabak preferohet më shumë se francezi Mohamed Simakan.

Gjatë pushimit të Krishtlindjes, Milan duhet të përfundojë marrëveshjen me Schalke, duke mirëpritur Kabak që në ditët e para të 2021. Largimi i Musacchios në janar tani bëhet super i sigurtë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu