“DON BALON” – Donnarumma dhe Barcelona, si qëndron e vërteta dhe roli i Mino Raiola!

Sipas disa zërave nga Spanja, edhe Barcelona ka një interes konkret në nënshkrimin e portierit të Milan, Gianluigi Donnarumma, në një transferim falas gjatë verës.

La Gazzetta dello Sport raportoi këtë mëngjes se Mino Raiola, agjenti i tij, dëshiron 10 milion euro neto për të rinovuar sepse ai beson se Gigio meriton të jetë një nga portierët më të paguar në botë.

Milan ka ofruar një kontratë deri në vitin 2026 me vlerë 7.5 milion euro neto në sezon dhe për momentin kjo shifër nuk e kënaq Raiola, i cili synon të marrë një ofertë më të mirë.

Jo vetëm kaq, por gazeta shton se nuk ka marrëveshje për kohëzgjatjen e kontratës pasi Raiola dëshiron një zgjatje një ose dy-vjeçare në mënyrë që të ketë negociata të mëtejshme.

Paolo Maldini mund të japë ok për një kontratë deri në 2024, por Raiola gjithashtu dëshiron një klauzolë lirimi që drejtuesit nuk e dëshirojnë. Me pak fjalë, ka ende shumë për të bërë.

Duket sikur lajmet për vështirësitë kanë arritur në Spanjë, pasi Don Balòn raporton se Barcelona e shikon Donnarumma si përforcimin ideal me kosto të ulët.

Gjigandët katalanas janë të gatshëm të lënë Marc-Andre ter Stegen të largohet dhe synojnë ta zëvendësojnë atë me Gigio, të cilin ata e konsiderojnë si një nga talentët më të mirë U23 në botë.

Mino Raiola ka një lidhje shumë të fortë me Joan Laporta, i cili është favorit për të zënë vendin e presidentit në largim Bartomeu, kështu që Raiola mund ta shtynte klientin e tij drejt Nou Camp.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu