“Do të jap shpirtin dhe trupin për Milanin! Falënderimi shkon…” Fjalët e para të Ballo-Toure

Fodé Ballo-Touré, nënshkrimi i ri i Milan, ka postuar një foto në Instagram që e tregon atë duke firmosur kontratën me kuqezinjtë.

Franko-senegalezi shkruan:

“Ka nisur një aventurë e re për mua te Milani, por unë nuk i harroj momentet e mira të kaluara te Monaco, të cilin e falënderoj shumë.

Një falënderim i madh për të gjithë stafin, për tifozët që më kanë inkurajuar në kohë të vështira dhe për të gjithë ata që më kanë lejuar të përparoj në këtë klub të mrekullueshëm që është AS Monaco.

Unë gjithashtu falënderoj agjentët e mi (Moustapha dhe Azziz) që më kanë ndjekur që nga fillimet e mia te PSG, Lille, Monaco dhe sot në Milano, për durimin dhe profesionalizmin e tyre.

Në fund, unë gjithashtu falënderoj Milanin për mirëseardhjen që më bëri dhe menaxhimin e shkëlqyer nga stafi. Unë do të jap trupin dhe shpirtin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu