“Do të fle i qetë, ende…” Tonali flet për të parën herë pas firmës me Milanin!

Sandro Tonali tashmë ka bërë ëndrrën realitet duke veshur fanelën e Milanit, ekipi për të cilin bënte tifo kur ishte i vogël dhe brenda tij shpresonte të luante një ditë me “Djallin”…

Pak fjalë, por shumë kuptim. Duke folur në Sky Sport, mesfushori i ri kuqezi me nr.8 foli për emocionin e firmës me Milanin:

“Janë emocione të forta, shpresojmë ta vazhdojmë këtë entuziazëm. Më duket ende një ëndërr, duke qenë se nuk kam veshur ende fanellën e Milanit”.

“Është emocion i forte! Sonte do të fle i qetë dhe nesër do të stërvitem”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu